Zyrtarët e lartë të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës po e shqyrtojnë një propozim për t’i tërhequr deri në 10 mijë trupa nga Evropa.
Sipas NBC News, kjo do të shkaktojë shqetësim në të dy kontinentet se do ta forconte presidentin rus, Vladimir Putin.
Trupat që janë në shqyrtim për t’u tërhequr janë 20 mijë pjesëtarë të personelit që administrata Biden i dërgoi në vitin 2022 për ta forcuar mbrojtjen e shteteve që kufizohen me Ukrainën, pas invazionit rus.
Diskutimet e brendshme për zvogëlimin e nivelit të trupave amerikane në Rumani dhe Poloni po ndodhin në një kohë kur presidenti Donald Trump po përpiqet të bindë Putinin të pranojë një armëpushim.
Ndërsa Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se Shtetet e Bashkuara do të përqendrohen në sigurimin e kufirit të jugut dhe kundërshtimin e Kinës.