“Nuk ka asnjë indikacion se një raketë tokë-ajër ka rrëzuar avionin që mbante liderin e dyshuar të grupit paraushtarak rus Wagner Yevgeny Prigozhin”, tha Pentagoni.
Ushtria amerikane nuk ka “asnjë informacion se një raketë tokë-ajër” shkaktoi rrëzimin e aeroplanit të mërkurën, tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder.
“Informacioni për përdorimin e armëve të tilla është “i pasaktë”, shtoi ai.
Gjenerali Ryder tha se nuk mund të jepte informacion për shkakun e aksidentit, i cili është objekt spekulimi. Por ShBA-të mendojnë, “bazuar në një sërë faktorësh, se (Prigozhin) ndoshta është vrarë”.
Asnjë nga pasagjerët nuk mbijetoi, por autoritetet ruse ende nuk e kanë deklaruar zyrtarisht vdekjen e komandantit të grupit Wagner, pasi trupat ende nuk janë identifikuar./REL