Forcat ukrainase nuk kanë gjasa të jenë në gjendje të rimarrin Krimenë nga trupat ruse në të ardhmen e afërt, kanë thënë zyrtarë të lartë të mbrojtjes amerikane, sipas Politico.
Gazeta raportoi se katër zyrtarë të departamentit të mbrojtjes u thanë ligjvënësve të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve se Pentagoni nuk beson se Ukraina ka – ose do të ketë – aftësinë për të detyruar trupat ruse të largohen nga gadishulli.
Një nga zyrtarët i tha Politico-s se informimi ishte i paqartë, por pika mbeti se “fitorja e Ukrainës në një ofensivë për të rimarrë territorin e aneksuar ilegalisht nuk ishte e siguruar”.
Kujtojmë se: Moska pushtoi Krimenë në vitin 2014, shumë përpara se të fillonte lufta në Ukrainë.
Çështja e rimarrjes së Krimesë ka qenë një çështje e diskutueshme për muaj të tërë, pasi zyrtarët amerikanë dhe evropianë këmbëngulin se gadishulli është ligjërisht pjesë e Ukrainës.
Megjithatë, ata nuk kanë arritur të pajisin plotësisht Kievin për të qenë në gjendje të lëvizin në zonë./UBTNews/