UBT News

Pensionistët të zhgënjyer që Qeveria nuk u’a ka vazhduar shtesat

Pensionistët nuk e kanë pritur mirë lajmin se për dallim nga tre muajt e kaluar do të marrin më pak të ardhura. Ata shprehen të zhgënjyer me Qeverinë që nuk u’a ka vazhduar shtesat në vlerë të njëjtë.

Pajazit Fazliu tha se vendimi i Qeverisë është shumë i gabuar derisa është shprehur i zhgënjyer nga ky vendim.

“Vendim shume i gabuar, pasi që edhe rrogat e vogla, edhe aty meni nal për mu është shume gabim. Edhe shtesat që do ti marrin deri në fund të vitit është pikëpyetje, vallahi po na ka zhgënjye”, tha ai.

Edhe Basri Shabani tha se është i zhgënjyer nga ky vendim i Qeveisë.

“Po qysh jo në vend se me shku përpara ne po shkojmë përmasë, jemi zhgënjye shumë dhe më vend se me i rrit ne i zvogëlojmë”, është shprehur Shabani.

Shemsie Bushra, thotë se kështu ka vendos Qeveria dhe nuk mund të “shtyhen” me ta.

Ekrem Morina edhe pse nuk është pensionist tha se nga Qeveria kanë pritur rritje të pensioneve.

“Ne kemi menduar se kjo ka me qenë qeveri për sociale. Unë nuk jam zhgënjye se nuk varna prej kësaj, por pensionistët, po dhe ne, kemi prit krejt tjetër vendime që do të merr”, ka thënë Ekrem Morina.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se vendimi i Qeverisë paraprake pas muajit prill nuk kishte planifikuar vazhdimin e dyfishimit të ndihmës sociale dhe shtesat prej 30 eurosh për pensionistët që marrin më pak se 100 euro.

Exit mobile version