UBT News

Pensionistët kanë kohë deri në fund të dhjetorit të paraqiten në zyrat e pensioneve

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton se ka shtyrë deri më 31 dhjetor 2020 afatin e lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve për të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës (duke përfshirë edhe përfituesit e skemave të kategorive të luftës), të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e administratës së pensioneve nga muaji mars 2020 e nuk janë lajmëruar për shkak të pandemisë.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njofton se shtyrja e afatit u bë me qëllim të shmangies së grumbullimeve para sporteleve. MPMS-ja njofton se ata deri në fund të dhjetorit 2020 nuk do të suspendohen nga pagesa.

Ndërkaq kërkohet nga pensionistët që paraqiten gjatë kësaj periudhe, t’i respektojnë rekomandimet e dhëna.

“Me qëllim të mbrojtjes nga Covid 19, të gjithë pensionistët që paraqiten në këto zyre, janë të obliguar që t’i përmbahen rekomandimeve që dalin nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe nga Ministria e Shëndetësisë, që janë, pos tjerash bartja e maskave dhe ruajtja e distancës.”, thuhet në njoftimin e MPMS-së./UBTNews

Exit mobile version