Barcelona po eksploron mundësinë e nënshkrimit të portierit polak Wojciech Szczesny, si zëvendësues për të dëmtuarin Marc-André ter Stegen. Edhe pse Szczesny kishte njoftuar tërheqjen nga futbolli në verë, ai është i gatshëm të rikthehet mes portave dhe është në dijeni të faktit se është zgjedhja kryesore për “Blaugranat”.
Sidoqoftë, negociatat mes palëve ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, një nga pengesat kryesore është një klauzolë në kontratën e tij me Juventusin, e cila e obligon atë të kthejë paratë që ka marrë para daljes në pension, nëse vendos të nënshkruajë me një klub tjetër brenda një periudhe të caktuar.
Barcelona është duke kërkuar një zgjidhje të favorshme për të dyja palët. Klubi spanjoll ka 80% të pagës së Ter Stegen si një shumë që mund ta përdorë për një nënshkrim zëvendësues, e cila arrin në 7 milionë euro. Megjithatë, kjo shifër do të ndikojë në kufirin e pagave për sezonin e ardhshëm, duke e bërë procesin më të komplikuar.
Szczesny është i hapur për një marrëveshje, por situata e tij e kontratës dhe detyrimet financiare ndaj Juventusit do të kërkojnë një zgjidhje të shpejtë dhe të qartë përpara se ai të mund të firmosë me Barcelonën. Tani për tani, të dy palët po punojnë për të gjetur një rrugë të mesme që do t’i lejojë portierit të rikthehet në fushë dhe klubit të përforcojë radhët e saj në një moment të vështirë./UBTNews/