Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policorë teksa po kryenin detyrat zyrtare.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet fjalë për një person i cili kishte qenë nën ndikim të alkoolit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i ka penguar policët në kryerje të detyrës zyrtare derisa kishin qenë duke ia plotësuar një tiketë për kundërvajtje. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.