Është arrestuar një burrë në Gjakovë pasi që ka penguar inspektoren e ndërtimit në këtë komunë gjatë kryerjes se detyrës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti është inicuar si pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës.
“Gjakovë 25.01.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka penguar gjatë kryerjes se detyrës inspektoren komunale të ndërtimit viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.