Tomer Shalom, shtetas izraelit, vajza 20-vjeçare e të cilit mungon që nga fundjava, tha se pengmarrja nga militantët e Hamasit është “krim kundër njerëzimit”.
Shalom i tha CNN-it se vajza e tij, Noam, e telefonoi atë e frikësuar dhe duke qarë në ora 08:30 e mëngjesit të së shtunës nga një festival i muzikës në jug të Izraelit. Ai tha se ka dëgjuar të shtëna me armë përmes telefonit.
“Është përtej të kuptuarit. Nuk mund ta imagjinoni situatën në të cilën fëmijët tuaj shkojnë për t’u argëtuar dhe nuk kthehen në shtëpi për shkak se u morën peng”, deklaroi Shalom.
Së paku 260 persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi gjatë një festivali dhe një numër i madh i të pranishmëve u morën peng në Gaza (ndonëse nuk dihet se sa është numri i personave që u morën peng)./UBTNews/