UBT News

Pendarovski: Bullgaria mund ta përsëris veton për integrim

Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili mbështetet nga Lidhja Sociale-Demokrate, nuk beson se vendi do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2023, njësoj siç deklaruan shumë përfaqësues të partive tjera politike në Maqedoni.

Pendarovski më tutje tha se “Me bllokadën bullgare dhe për fat të keq me konsensusin e plotë që është ende i vlefshëm dhe me shumë gjasa nuk do të ndryshojë në kuadër të BE-së për pranimin e anëtarëve të rinj me konsensus, kam frikë se nesër Bullgaria sërish mund të përsëris veton ndaj Maqedonisë së Veriut”.

Si problem shqetësues për Maqedoninë e Veriut e thekson humbjen e besimit të qytetarëve në pushtetin gjyqësor dhe vjetërsimin e shumë lëndëve gjyqësore që lanë të lirë mbi 200 ish-zyrtarë të lartë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Megjithatë duke folur mbi ndikimin rus në vend, Pendarovski thotë se nuk është ai në nivelin që ishte në vitin 2008 kur u mbajt referendumi për çështjen e emrit.

Pendarovski në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill, e në veçanti në raundin e dytë të 8 majit, pret votat e të gjithë bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Exit mobile version