UBT News

Pelosi: Jemi të traumatizuar nga sulmi ndaj bashkëshortit tim

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi tha se është e traumatizuar nga sulmi ndaj bashkëshortit të saj.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-ve tha se familja e saj është “mirënjohëse për reagimin e shpejtë të zbatimit të ligjit” dhe për kujdesin mjekësor që i ofruan bashkëshortit të saj.

Paul Pelosi u godit nga një sulmues mashkull në shtëpinë e çiftit në San Francisko të premten.

Gjendja e 82-vjeçarit po përmirësohet pas sulmit./UBTNews/

Exit mobile version