Kryeqyteti kinez, Pekin, ka raportuar shifrat më të larta të rasteve me koronavirus prej mesit të vitit 2020, vetëm disa ditë para nisjes së Lojërave Olimpike Dimërore.
Njëzet rastet e reja të Pekinit me koronavirus më 30 janar, përbëjnë shifrën më të lartë prej qershorit të vitit 2020, ka raportuar Komisioni Kombëtar për Shëndetësi.
Kina ka raportuar edhe për 34 raste të reja në mesin e personelit të Lojërave Olimpike Dimërore më 29 janar, ka thënë Komiteti që bën këtë organizim.
Në mesin e të infektuarve janë edhe 13 atletë, të cilët kanë dalë pozitivë pasi kanë arritur në Kinë më 29 janar.
Në total, Kina ka regjistruar 81 raste të reja me koronavirus më 29 janar, për dallim nga 59 në ditën paraprake.
Në këtë periudhë nuk është raportuar për vdekje.
Kina do të organizojë Lojërat Olimpike Dimërore me kufizime të ashpra, në kuadër të strategjisë zero-raste me koronavirus.
Në këtë strategji përfshihen izolimet, kufizimet në kufi dhe karantina të gjata.
Vlerësohet se rreth 60,000 mijë persona të përfshirë në Olimpiadë testohen çdo ditë.
Lojërat Olimpike pritet të mbahen nga 4 deri më 20 shkurt./REL