Kina ka relaksuar paksa disa nga kufizimet e saj të COVID-19 edhe pse numri i rasteve po vazhdon të rritet në nivelet më të larta në muaj.
Periudha e karantinimit do të shkurtohet nga shtatë ditë sa ishte më herët në pesë ditë për ata që karantinohen në një institucion shtetëror dhe tri ditë për ata në shtëpi.
Zyrtarët gjithashtu do të ndalojnë regjistrimin e kontakteve dytësore, që do të thotë se shumë njerëz do të shmangin karantinimin.
Lehtësimi i masave vjen disa javë pasi Xi Jinping u rikthye si lider i partisë për një mandat të tretë historik. Xi mbajti takimin e tij të parë Covid me Komitetin e Përhershëm të sapozgjedhur të enjten.
Politika e Kinës për zero raste me Covid ka shpëtuar jetë në vendin me 1.4 miliard banorë, por gjithashtu goditi ekonominë dhe jetën e njerëzve të zakonshëm./UBTNews/