Pekini është gati të përmirësojë raportet me Uashingtonin, tha një zyrtar i lartë i Kinës të mërkurën, disa ditë para takimit të mundshëm mes liderëve Xi Jinping dhe Joe Biden në San Francisko.
“Takimet e fundit të nivelit të lartë kanë dërguar sinjale pozitive dhe kanë rritur pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar për përmirësimin e marrëdhënieve Kinë-SHBA”, tha zëvendëspresidenti Han Zheng në Forumin e Ekonomisë së Re të Bloomberg në Singapor.
“Ne jemi të gatshëm të forcojmë komunikimin dhe dialogun me Shtetet e Bashkuara në të gjitha nivelet, të promovojmë bashkëpunim reciprokisht të dobishëm, të menaxhojmë siç duhet dallimet dhe të adresojmë së bashku sfidat globale”, tha Han.
Sipas tij, marrëdhënia “e qëndrueshme dhe e shëndoshë” është pritshmëria e përbashkët e njerëzve nga të dyja palët./UBTNews/