UBT News

Pekin: Dymbëdhjetë të arrestuar pasi zjarri në një spital vret 29 persona

Dymbëdhjetë persona janë arrestuar nga policia për t’u marrë në pyetje pasi një zjarr në spital në Pekin vrau të paktën 29, shumica prej tyre pacientë.

Zjarri, ndër më vdekjeprurësit në vitet e fundit, shpërtheu në spitalin Changfeng.

Të afërmit e zemëruar dhe të shqetësuar nxituan në spital disa orë më vonë, pasi mësuan për zjarrin vetëm nga raportet e lajmeve lokale.

“Kanë kaluar shtatë ose tetë orë dhe unë as nuk mora një telefonatë”, tha një i afërm për China Youth Daily.

Shumë thanë se e kaluan natën duke u përpjekur të gjenin të dashurit. Ata që u shpëtuan tani janë transferuar në spitale të tjera për trajtim.

Mes të arrestuarve janë drejtori dhe zëvendësdrejtori i spitalit, si dhe drejtuesi i firmës që mbikëqyr punimet e rinovimit.

Pamjet në mediat sociale treguan pacientët që hidheshin nga dritaret për të shpëtuar ndërsa tymi i dendur dilte nga ndërtesa. Një dron që flet u kërkoi pacientëve të bllokuar të “qëndrojnë të qetë dhe të presin [për t’u] shpëtuar”./UBTNews/

Exit mobile version