UBT News

Pejë, vjedhje në shtëpinë e një mërgimtari

Në Pejë është arrestuar një person, nën dyshimet se ka vjedhur në shtëpinë e një mërgimtari. Policia njofton se i dyshuari ka kryer edhe dy vjedhje të rënda.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti dyshohet se me force ka hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar i cili gjendet jashtë shtetit. I dyshuari, dyshohet se ka kryer edhe dy vjedhje të renda. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./UBTNews

Exit mobile version