UBT News

Pejë: Vdes një foshnje gjatë lindjes, Policia po e heton rastin

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasditen e djeshme ka vdekur një foshnje gjatë lindjes në Spitalin e Pejës.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastin në Polici e ka raportuar babai i foshnjes, i cili dyshon se deri te vdekja e foshnjës ka ardhur si pasojë e neglizhencës së stafit mjekësor. 

“Rr. Nënë Tereza, Pejë 08.03.2023 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes, foshnja ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Exit mobile version