Një person është arrestuar në Pejë pasi ka rrahur të dashurën e tij.
Siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, i dyshuari ka shkaktuar dhunë fizike ndaj viktimës.
Viktima ka prezantuar prova për këtë gjë se në mënyrë të vazhdueshme i dyshuari e mban atë në shtrëngim. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.