UBT News

Pejë: Një person plagoset me armë zjarri, i dyshuari në arrati

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Pejë, pasi është plagosur nga arma e zjarrit nga një i dyshuar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Sipas informacioneve fillestare, viktima ka marrë fillimisht trajtimin e nevojshëm mjekësor në Pejë, për t’u transferuar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë.

Njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar tri gëzhoja, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në kuadër të hetimeve.

I dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa autoritetet kompetente janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe kapjen e tij.

 

Exit mobile version