Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në Pejë ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet viktima mashkull kosovar është goditur për vdekje nga një veturë që po drejtohej nga i dyshuari kosovar i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Viktima është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Policia gjithashtu bëri të ditur se ka identifikuar të dyshuarin, i cili për momentin gjendet në arrati, ndërsa vetura është gjetur dhe konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme.