UBT News

Pejë: Arrestohet për sulm fizik ndaj ish të fejuarës së tij

Një person është arrestuar për sulm fizik ndaj ish të fejuarës së tij. Rasti ka ndodhur në Pejë, teksa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE /Pejë, 12.11.2021 – 22:00. Me 14.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht, ish të fejuarën e tij, viktimën kosovare . Viktima si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Exit mobile version