Një person është arrestuar mbrëmë për tentim vrasje në Pejë.
Në vendngjarje është konfiskuar një armë automatike AK47, 13 gёzhoja kal.7.62mm dhe pesë fishekë 6.35mm.
“Më datë 30 janar 2023 rreth orës 18:25, Policia është informuar se nё fshatin Leskoc- Klinё, ka ndodhur njё incident me armё zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty kanë takuar viktimën i cili ka deklaruar se i dyshuari i kishte shkuar tek shtëpia e viktimës dhe ia kishte kërkuar një borq prej njёmijё (1000) euro, tё cilat ia kishte djali i viktimës pas blerjёs se një automjeti nga i dyshuari, viktima ka deklaruar se nuk ka para pёr tja paguar borqin. Pas këtij deklarimi, i dyshuari e kishte kanos viktimën me fjalët: Nga 1 shkurti mbyllu ne shtëpi se do te vras ty ose djalin, nё atë moment i dyshuari e ka gjuajtur me armё nё drejtim tё viktimёs nga largësia prej 40-50 metra”, ka bërë të ditur Policia.
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.