Ditë më parë është raportuar se një vajzë nga Peja ka dalë nga shtëpia e saj dhe nuk dihej asgjë për vendin se ku ndodhej.
Pas një pune hetimore është arritur të gjendet viktima e mitur, nën moshën 16-vjeçare së bashku me të dyshuarin të cilët ishin duke bashkëjetuar dhe viktima kishte shkuar me dëshirë me qëllim që të martoheshin.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./UBTNews/