UBT News

Pejë: 12 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë të hospitalizuar 101 pacientë me COVID-19. Spitali i Pejës njofton se 74 pacientë me COVID-19 janë në oksigjenoterapi, katër pacientë me COVID-19 në CPAP, kurse 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar shtatë pacientë që ishin të prekur me COVID-19 e që po trajtoheshin në këtë spital./UBTNews

Exit mobile version