UBT News

Pejani ngacmon dhe kanos një grua, arrestohet

Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili ka ngacmuar dhe kanosur një grua. Sipas viktimës, personi i dyshuar vazhdimisht e ka kanosur dhe ngacmuar.

“Pejë 27.09.2021 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që e kishte ngacmuar dhe kanosur viktimën femër kosovare, sipas viktimës i dyshuari vazhdimisht e kishte ngacmuar dhe kanos atë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Exit mobile version