UBT News

Pejani kanosi me armë familjarët e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi që dyshohet që në gjendje të dehur, ka kanosur me armë familjarët e tij.

Policia e Kosovës me të arritur në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një armë automatikë, me dy karikator, një armë artizanale dy tytëshe, një pistoletë Bereta 7.65 mm me një karikator, një pistoletë Colt 9 mm me një karikator, dhe dy karikator të AK-47 si dhe një sasi e municionit të armëve përkatëse.

“Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version