UBT News

Pedro Pascal flet për jetën private dhe tregon nëse ka në plan të bëhet baba

Pedro Pascal ka folur për mënyrën se si e mban jetën e tij personale larg syrit të publikut, në një intervistë të fundit për Vanity Fair.

Aktori 50-vjeçar, i cili ka arritur majat e karrierës me rolet e tij në serialet “The Last of Us” dhe “The Mandalorian”, theksoi se ruajtja e privatësisë është thjesht dhe vetëm një mbrojtje nga ekspozimi mediatik.

“Gjithmonë ndihem në siklet kur më përshkruajnë si një person të rezervuar në media, sepse është krejt e kundërta e asaj që jam në të vërtetë,” tha ai.

“Jam shumë i hapur me njerëzit e mi, me rrethin tim personal. Thjesht e di që marrëdhëniet mes njerëzve janë mjaft të ndërlikuara edhe pa qenë nën dritën e kamerave apo përmes një lenteje që zmadhohet gjithmonë.”

I pyetur për mendimin e tij mbi prindërimin dhe nëse ka dëshirë të ketë fëmijë, Pascal u tregua i sinqertë:

“Nuk është diçka për të cilën e vras mendjen çdo ditë. Sigurisht, kam ëndërruar ta përjetoj atë që më kanë dhënë prindërit, t’i çoj fëmijët në kinema, siç më çonin mua. Ndoshta dua një ‘bashkudhëtar të vogël’, qenie njerëzore interesante që është fëmija im, e që më shoqëron të shohim filma që dua t’i shoh unë.”

Kur biseda kaloi te mënyra si interneti e ka shndërruar në një simbol seksi, Pascal u duk më shumë i habitur sesa i ngazëllyer:

“E mendoni me të vërtetë se dukem seksi? Faleminderit Zotit!,” tha ai.

Exit mobile version