Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka theksuar se zgjidhja më e arsyeshme për situatën aktuale politike është zhbllokimi dhe konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
“Partitë opozitare nuk mund të bëjnë propozime në emër të njëra-tjetrës. Ato mund të vendosin vetëm nëse votojnë apo jo. Më e mira është që ky proces të mos zvarritet më dhe Kuvendi të konstituohet”, u shpreh Peci.
Lidhur me një marrëveshje të mundshme me deputeten Duda Balje, ai tha se ka dëgjuar për një zhvillim të tillë, por nuk dha detaje.
“Di diçka, por nuk i di detajet”, tha shkurt Peci.