UBT News

​Peci: VV-së i takon drejtimi i Kuvendit, qëndrimi i Bekë Berishës duhet vlerësuar

Kryetari i partisë “Guxo”, deputet i Vetëvendosjes, Faton Peci, ka vlerësuar qëndrimin e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i cili u shpreh i gatshëm të votojë cilindo kandidat të propozuar nga partia e parë nëse votimi është i hapur. Sipas Pecit, kjo qasje meriton vlerësim dhe duhet të shndërrohet në sjellje të përgjithshme parlamentare.

Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka të garantuar vetëm një pozicion institucional, atë të kryetarit të Kuvendit. ndërsa për të gjitha temat e tjera, do të vendoset përmes negociatave politike dhe partneriteteve.

Nuk është në pyetje sakrifikimi askujt, çështja është se në rast se një propozim i tillë prej një deputeti të cilit duhet vlerësuar, në esencë do duhej me qenë sjellja e shumicës së deputeteve, për shkak se nuk mundet të tjetërsohet vullneti i qytetarëve dhe e drejta që VV e ka fituar me votë të qytetarëve dhe që i takon me aktvendimin dhe interpretimin e Gjykatës Kushtetuese. Ajo çka dihet si rezultat i procesit zgjedhor të 9 shkurtit, VV ka të siguruar vetëm një pozicion institucional, pozita e kryetarit e kuvendit. Të gjitha temat tjera, varet nga procesi negociator dhe mënyrën si ndërtohen partneritetet”, ka thënë Peci.

Duke folur për dështimin e fundit për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, Peci tha se përpjekja ka dështuar përkundër angazhimit, ndërsa mohoi pretendimet se është ndryshuar rendi i ditës në seancën konstituive. Ai theksoi se mocionet procedurale nuk kanë aplikim në këto seanca.

Duke komentuar një propozim nga një përfaqësues i LDK-së që Kosova të “kthehet në kornizën kushtetuese”, Peci tha se korniza kushtetuese është dokument juridik i kaluar.

Kur flasim për përgjegjësinë e partive politike dhe gjithë deputeteve për konstituim të Kuvendit, kjo duhet të respektohet pa përjashtim. Ajo çka unë pash risi prej ditëve tjera në përpjekjen radhës për të aprovuar komisionin për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, është se kishte një propozim prej përfaqësuesit të LDK-së, që Kosova duhet të kthehet në kornizën kushtetuese. Mendoj se korniza kushtetuese është dokument juridik i kaluar, ka qenë në periudhën e armikut, Kosova ka kushtetutën e saj, që është e plotfuqishme, në bazën të cilën funksionon Republika e Kosovës”, ka thënë Peci.

Konstituimi i Kuvendit dështoi edhe për herën e 43-të. Vazhdimi i kësaj seance dështoi në mungesë kuorumi për votimin e komisionit që mundëson votimin e fshehtë. Në sallë kanë qenë të pranishëm 99 deputetë, ku kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka ftuar partitë politike për propozim të emrave për komision.

Exit mobile version