Ministri në detyrë, Faton Peci ka thënë se Vetëvendosje e sheh Nismën si partner eventual.
“Për negociatat me Nismën Socialdemokrate negociatat e zhvillon Lëvizja Vetëvendosje ose kryeministri Albin Kurti. Ka pasur takime me Fatmir Limajn, para dy a tri ditësh. Nuk e di se në çfarë niveli është realizuar. Është konfirmuar edhe nga akterët e Vetëvendosje. Deri në këtë fazë nuk jam në dijeni të ketë lëvizur diçka. Ne të gjithë e shohim Nismën si partner eventual”, deklaroi Peci.
“Çdo herë vijmë me shpresën se ka lëvizur diçka nga kampi opozitar. E vërteta është që qytetarët presin që ne me ju ofru zgjidhje, ne nuk kemi bërë lëvizje në këtë drejtim. Tash, në vazhdimësi kemi komunikim. Unë nuk jam prej atyre që kam zhvilluar bisedime”, theksoi ai.
I pyetur se pse nuk po e ndërrojnë kandidaten për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, Peci tha se “nuk është fundi i botës që opozita ta respektojë vendimin e Kushtetueses dhe të marrë pjesë në votim”.
“E kemi dhënë sqarimin, nuk është fundi i botës që deputetët të marrin pjesë në votim dhe ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.”