Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka shkarkuar sot nga detyra nënkryetaren e komunës, Sladjana Pantoviq.
Peci ka bërë të ditur se vendimi ka ardhur si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga Pantoviq, tejkalimit të kompetencave, si dhe mospunës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës.
“Pavarësisht kësaj, unë do të vazhdoj të punoj dhe shërbej bazuar në obligimet, detyrat dhe kompetencat e mia si kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit, pa dallim”, ka shkruar Peci në Facebook.