UBT News

Peci për kompensimin e komunave të prekura nga vërshimet: Raporti shumë shpejt miratohet në Qeveri

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se shumë shpejt pritet që komunat e prekura nga vërshimet të kompensohen.

Peci sqaroi se ekziston një raport final që është dërguar në Ministri të Financave dhe pritet që në njërën nga mbledhjet e Qeverisë të miratohet.

“Nga shtatori i vitit të kaluar, Qeveria ka marrë vendim për themelimin e një sekretariati. Tash e tutje, kompensimet për të gjitha veprimtaritë do të ekzekutohen nëpërmjet këtij sekretariati. Ne kemi informacion se tashmë ekziston një raport final dhe ai është dërguar në Ministri të Financave dhe pritet që njërën nga mbledhjet e Qeverisë të kompensohen”, deklaroi Peci.

Komunat me dëmet më të mëdha materiale si pasojë e vërshimeve janë Mitrovica, Skenderaj dhe Klina.

Exit mobile version