UBT News

Peci: I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit Ministrisë së Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se sot ka vizituar hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë në Lagjen Ulpiana në Prishtinë, duke shtuar se kanë rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit.

Ministri Peci tha se shumë shpejt do të fillojë edhe procesi i renovimit.

“Mbetem optimist se instancat e sistemit të drejtësisë do të marrin një vendim meritor që objekti i Ministrisë dhe hapësirat për rreth saj të jenë në shfrytëzim dhe shërbim për titullarin dhe njëherit të mundësohet zbatimi i vendimit tim si Ministër i marrë me datë 22.08.2023”, ka thënë ministri.

Exit mobile version