Deputetët evropianë kanë votuar masat e reja të cilat parashohin që të gjitha pajisjet e reja portative të përdorin të njëjtin lloj mbushësi.
Telefonat inteligjentë dhe tabletët, përfshirë edhe iPhone e iPad, do të duhet të përdorin një mbushës USB-C nga viti 2024, ndërsa prodhuesit e laptopëve do të kenë kohë deri në vitin 2026 për të bërë ndryshimin.
602 deputetë votuan pro, 13 kundër dhe tetë abstenuan./UBTNews/