Parlamenti Evropian u ka bërë thirrje vendeve anëtare që t’i japin fund varfërisë dhe diskriminimit me të cilin përballen romët në Bashkimin Evropian.
Eurodeputetët u kanë kërkuar vendeve të caktojnë dhe të shpërndajnë fonde për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së vendbanimeve rome dhe integrimin e tyre në bllok.
Romët janë pakica më e madhe etnike në Evropë dhe, sipas eurodeputetëve, ata përballen me varfëri dhe përjashtimin social në disa shtete anëtare.
Shumë komunitete rome thuhet se nuk kanë strehim të përshtatshëm, energji elektrike, ujë të pijshëm të pastër dhe trajtim të mbeturinave.
Deputetët miratuan një rezolutë që parashtron rekomandime që synojnë “përmirësimin e situatës së pasigurt të vendbanimeve rome”.
Sipas tekstit, shtetet anëtare duhet të trajtojnë gjithashtu mungesën e aksesit të komuniteteve rome në kujdesin shëndetësor, punësimin dhe drejtësinë.
Rezoluta u miratua me 486 vota pro, 109 kundër dhe 38 abstenime./UBTNews/