UBT News

PE dhe kryetarët e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor: BE të përshpejtojë procesin e zgjerimit

Kryetarët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor së bashku me kryetarin e Parlamentit Europian dhe kryetarët e parlamentit portugez dhe slloven, të cilët e përfaqësojnë presidencën aktuale dhe të ardhshme të Këshillit të Bashkimit Europian, në kuadër të samitit ”Parlamenti Europian – Ballkani Perëndimor” nënshkruan një deklaratë të përbashkët në të cilën i bënë thirrje Këshillit të BE-së të përmbushë premtimet e tij dhe të marrë masa urgjente vendimtare për të përshpejtuar procesin e zgjerimit.

”Theksojmë se perspektiva europiane dhe procesi i anëtarësimit në BE bazuar
në meritat e Ballkanit Perëndimor mbetet në interesin politik, mbikëqyrës dhe ekonomik të vetë BE-së. Kujtojmë se zgjerimi mbetet më shumë se kurrë një investim gjeostrategjik në një Europë të qëndrueshme, të fortë dhe të bashkuar”, theksohet në deklaratë.

Kryetarët e parlamenteve e konfirmojnë rolin qendror të parlamenteve në
procesin e zgjerimit si dhe angazhimin për bashkëpunimin e përbashkët për të
forcuar më tej dimensionin parlamentar, duke përfshirë edhe në pikëpamje të
samitit BE-Ballkani Perëndimor në vitin 2021.

”Theksojmë se parlamentet duhet të rrisin më tej rolin e tyre si hapësira gjithëpërfshirëse për dialog dhe shkëmbim mendimesh, duke nxitur mirëkuptimin dhe pajtimin e ndërsjellë në Ballkanin Perëndimor, të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në paqe, stabilitet, përparim dhe demokraci më të fortë në rajon”, theksohet në deklaratën e përbashkët.

Në deklaratë shprehet mirënjohje për veprat e solidaritetit dhe bashkëpunimit midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe pasojat e saj, dhe mirëpriti mbështetjen financiare të BE për Ballkanin Perëndimor, që i konfirmon përpjekjet e Bashkimit Europian për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe rimëkëmbjen afatgjatë social-ekonomike të rajonit.

Exit mobile version