UBT News

PDK: Zyrtari i arrestuar s’ka qenë kurrë pjesë e PDK-së, kërkojmë dorëheqjen e ministres Bajrami

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Financave, Hykmete Bajrami, pas vjedhjes në Thesarin e Shtetit. PDK-ja thotë se zyrtari i arrestuar në Ministrinë e Financave nuk ka lidhje me këtë parti politike.

“PDK kërkon përgjegjësi të plotë institucionale dhe politike nga Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami si dhe kryeministri Hoti për këtë krim ekonomik qeveritar. Për t’i dhënë hapësirë hetimeve të pavarura, e për t’ju shmangur ndërhyrjes politike, PDK kërkon dorëheqjen e Ministres Bajrami dhe fton organet e drejtësisë që të hetojnë çdo individ që është përfshirë në këtë krim qeveritar.Po ashtu, PDK sqaron se zyrtari i arrestuar në Ministrinë e Financave nuk është dhe kurrë nuk ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Sipas PDK-së, i apostrofuari vjen nga një familje që tradicionalisht kanë qenë mbështetës të LDK-së në këtë komunë./UBTNews

Exit mobile version