Partia Demokratike e Kosovës thotë se është e gatshme të diskutojë me partitë tjera për çështjen e Presidentit, e nëse nuk ka marrëveshje edhe të shkojë në zgjedhje.
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi në Facebook ka shkruar se në rast se Vetëvendosje i mbledh 40 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë Hoti, atëherë PDK-ja do të votojë pro rrëzimit të kësaj Qeverie.
“Partia Demokratike e Kosovës nuk beson në mentalitetin arkaik të borxheve në politikë. Tuxharllëku i partive tjera politike për postin e presidentit, janë të pakuptimta, ne besojmë në parime dhe marrëveshje politike. Si parti e përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ne jemi të gatshëm të diskutojmë me partitë tjera për zgjedhjen e Presidentit. Nëse nuk ka marrëveshje, edhe shterohen rrugët institucionale edhe kushtetuese. Kosova shkon në zgjedhje, e për këtë çështje, PDK është gati!*Përjashtim bën këtu situata kur 40 nënshkrime i sjellë VV në seancë për mocionin e votëbesimit. Atëherë, PDK do ta votoj rrëzimin qeverise duke ofruar 24 vota”, shkroi ai./UBTNews