Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Përparim Gruda ka reaguar ndaj konferencës së Lëvizjes Vetëvendosje para Prokurorisë Speciale për rastin Dehari.
Gruda tha se pavarësisht se kanë kaluar më shumë se tre vjet në pushtet, gjatë të cilëve nuk është bërë asgjë për të zbardhur rastin Dehari, përkundrazi Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy here.
“Sot LVV vendosi të organizojë një konferencë për media para Prokurorisë Speciale, duke kërkuar drejtësi për Astrit Deharin. A është kjo drejtësia që keni premtuar qytetarëve të Kosovës dhe familjes Dehari? Kjo është e papranueshme dhe e turpshme”, tha Përparim Gruda.
Në një konferencë për media Sami Kureshi në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se është e qartë që është zvarritje e qëllimshme e rastit./UBTNews/