UBT News

PDK: Qeveria kontrabandoi mbrëmë dy ligje me të cilat goditi veteranët dhe UÇK-në

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra dhe koordinatori për Financa në KQM, Arben Mustafa, kanë reaguar ndaj miratimit të ligjit të pagave minimale në Kuvendin e Kosovës, përmes së cilave, në njërën anë përjashtojnë veteranët e UÇK-së nga përfshirja në pagën minimale dhe, në anën tjetër, në themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, kanë zgjatur afatin kohorë të hetimit deri më 31 dhjetor të vitit 2000.

Deliu-Kodra ka thënë se nga 12 qershori, kur në Kosovë ka hyrë NATO dhe OKB, nuk ka pasur as luftë dhe as krime që mund t’i përvishen UÇK-së, siç ka pretenduar Serbia, e sot, fatkeqësisht, edhe qeveria e Albin Kurtit.

Ajo e ka quajtur këtë vendim të Qeverisë si skandal i radhës, për të cilin, nuk do të qëndrojnë të heshtur dhe, natyrisht, në koordinim me Radojçiqin përmes shefes së Grupit të tyre Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.

“Mbrëmë Qeveria Kurti ose më mirë të them Qeveria Zdravo, është koordinuar me Radojçiqin me listën serbe për të përjashtuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prej pagës minimale. Pran në njërën anë i përjashton veteranët prej pagës minimale dhe në anën tjetër e ka miratuar kërkesën e Serbisë për gjoja të krimeve të luftës të kryera në Kosovë deri në 31 dhjetor të vitit 2000… ky është një skandal tjetër i kësaj Qeverie dhe më lejoni të them se PDK i ka bërë amandamentet e saj edhe në komision, kemi bërë që mos të jemi në linjë si qeveri e Kosovës, si Kosovë me pretendimet e përhershme të Serbisë, por ky është skandal i paparë sepse më thoni ju qytetarë se cilat janë ato krime të cilat kanë ndodhur pas mbarimit të luftës në qershor të vitit 1999 dhe për çfarë krime po flet sot ky kryeministër i cili i falënderon deputetët e Kosovës, të cilët në terr mbrëmë kanë marrë një vendim të padinjitetshëm, anti-kombëtar dhe natyrisht që shkon në linje me fabrikimet që godasin çdo ditë e më shumë luftën e UÇK-së dhe ne nuk do të ndalemi, PDK do të jetë konsistente për ta ndalur këtë qasje anti-kombëtare të kësaj qeverie e cila koordinohet me Radojçiqin për ta dëmtuar në themel Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha ajo duke shtuar se janë të drejta protestat e veteranëve.

“Janë plotësisht të drejta kërkesat e veteranëve për të dal dhe për t’i thënë stop kësaj qeverie sepse mënyra se si i ka trajtu kjo qeveri duke i thënë mercenarë, deri te ideja për t’i lënë jashtë pagës minimale, mi lënë ata njerëz që as bukën e gojës mos me mund me siguru, e në fund e kemi parë me çfarë shpërfillje e në çfarë forme flet për pjesëtarët e UÇK-së, me njeriun e akuzuar për krime të kryera në Kosovë, i cili është në listën e zezë të Kosovës, në listën e zezë të SHBA“, tha ajo.

Ajo është pyetur edhe për dhunën në Kuvendin e Kosovës.

“Dhuna u provokua prej zëvendëskryeministrit Bislimi. PDK nuk ka shkuar atje për të provokuar dhunën. Për herë të parë në historinë e Kosovës ndodh që Qeveria vjen dhe e sulmon deputetët. Një zëvendëskryeministër i zgjedhur vjen pas një akti simbolik që ne i kemi bërë e që duhet të shfaqet çdo ditë”, tha ajo.

Në anën tjetër, Koordinatori për Financa në kuadër të KQM-së, Arben Mustafa, ka thënë se ky nivel i pagës minimale paraqet vetëm edhe një dorëzim tjetër të kësaj qeverie para nevojave të qytetarëve të Kosovës për përmirësim të kushteve të jetesës.

Sipas tij, kjo pagë minimale ishte propozuar nga kjo Qeveri vite më parë dhe nga qytetarët dhe përfaqësuesit e punëtorëve ishte konsideruar si e pamjaftueshme për t’i plotësuar nevojat minimale për jetesë të një familje kosovare. Në ndërkohë, në Kosovë ka ndodhë një rritje shumë e madhe e çmimeve, që po varfëron çdo ditë e më tepër qytetarët e Kosovës.

Ai shtoi se produkte të shumta bazike kanë shënuar rritje prej mbi 40 e 50%, ndërsa energjia elektrike e tatimi në pronë janë rritur me mbi 100

Mustafa e ka quajtur vendim tjetër skandaloz të Qeverisë së Albin Kurtit, përjashtimin e veteranëve nga rritja sado e vogël e pagës minimale. Ai shpjegoi se arsyeja e lidhjes së pensionit të veteranit të luftës çlirimtare me pagën minimale ka qenë vlerësimi se aq para i nevojiteshin një familje kosovare që t’i plotësonte nevojat minimale të jetesës dhe se nuk duhet harruar se përfituesit e pensionit të veteranit varen vetëm nga ky burim i të hyrave sepse nuk kanë të drejtë punësimi.

“Qeveria e Kosovës me vendimin për përjashtimin e veteranëve nga rritja e pagës minimale, po konstaton se për një familje që ka një të punësuar nuk mjaftojnë 170 euro por duhen 264 euro për t’i plotësuar nevojat bazike të jetesës, ndërsa një familje e veteranit të UÇK duhet të mjaftohet me 170 euro… ky vendim paraqet një diskriminim të paskrupullt ndaj një kategorie të qytetarëve më fisnik të këtij vendi, në fakt nga këta njerëz që luftëtarët e lirisë i quajnë si mercenarë e ankohen për ta te Sllakvo Simiqi dhe Millan Radojçqi, nuk mund të presim diçka më mirë nga kjo qeveri”, tha ai.

Mustafa ka thënë se PDK nuk do të heqë dorë nga kërkesat për t’u siguruar një jetë më të dinjitetshme atyre që i dolën zot Kosovës kur kishte më së shumti nevojë.

“Në momentin që ky ligj del në gazetën zyrtare, PDK do të marrë të gjitha masat për ndryshim-plotësimin e këtij ligji”, ka thënë Mustafa.

Për më tepër, Mustafa ka thënë se ky nivel i pagës minimale paraqet vetëm edhe një dorëzim tjetër të kësaj qeverie para nevojave të qytetarëve të Kosovës për përmirësim të kushteve të jetesës.

Exit mobile version