Partia Demokratike e Kosovës tanimë ka propozuar 9 qershorin si datë për zgjedhje të parakohshme në vend.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri gjatë seancës së jashtëzakonshme ku po diskutohet për kontratat njëburimore, ka thënë se mazhoranca le të dalë me fytyrë për themelimin e këtij komisioni, pasi nuk mund ta anashkalojnë sepse nëse nuk themelohet tash, do të themelohet në legjislaturën tjetër.
“PDK tashmë e ka propozuar një datë për zgjedhje dhe ajo është 9 Qershor, mirëpo, por duke pas parasysh jo sinqeritetin e tyre dhe frikën për me shkuar zgjedhje, ne e dimë që ajo ka qenë një lojë fjalësh se këta nuk guxojnë të shkojmë në zgjedhje më 9 qershor, prandaj duke pas parasysh që këta janë të luhatshëm ne duam ta shfrytëzojmë këtë periudhë dhe deri në ditën e fundit ta kryejmë mandatin si deputet , me themeluar këtë komision, nëse zgjedhjet na lënë në gjysmë, atëherë e vazhdon punën legjislatura e tjetër”, tha ai.