UBT News

PDK pezullon agjendën e Kuvendit këtë javë

Partia Demokratike e Kosovës për një javë nuk do të marrë pjesë në zhvillimet e agjendës së Kuvendit, pas zhvillimeve të fundit nga Specialja.

Deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri deklaroi se PDK-ja ka nevojë për reflektim solidar.

“Ne si PDK përballë zhvillimeve të fundit kemi nevojë për reflektim solidar duke shtyrë prezencën tonë për një javë në zhvillimet e zakonshme të agjendës e këtij Kuvendi. Përgjatë kësaj jave, PDK nuk do të marrë pjesë në agjendën e Kuvendit për një javë”, tha Tahiri në një konferencë për media.

Tahiri shtoi se që nga 5 nëntori me rastin e ngritjes së aktakuzës ndaj ish-drejtuesve të UÇK, Kosova si shtet dhe shoqëria jonë janë duke kaluar në një rrethanë aspak të zakonshme.

“Që nga e hëna e deri sot në Hagë janë paraqitur si ta akuzuar për krime lufte drejtuesit kryesor të luftës tonë për liri dhe pavarësi”, tha Tahiri./UBTNews

Exit mobile version