UBT News

PDK nuk merr pjesë në votim, Lushtaku: Vetëm qeveri me Bedri Hamzën sjell stabilitet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, tha se PDK nuk do të marrë pjesë në votimin për Kuvendin, përderisa nuk ka një zgjidhje të qëndrueshme për vendin, duke theksuar mbështetjen për kandidaturën e Bedri Hamzës si kryeministër.

“Sigurisht që qëndrimet e mia janë edhe ato të PDK-së, ne nuk do të marrim pjesë në votim derisa nuk kemi një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën. Edhe sigurisht që zgjidhja e qëndrueshme për Kosovën është zgjedhja e kryeministrit Bedri Hamza si udhëheqës i qeverisë së Kosovës edhe mendoj që do të krijohet edhe stabiliteti edhe qëndrueshmëria në vend” tha Lushtaku.

Ai shtoi se janë bërë thirrje të vazhdueshme ndaj partive tjera politike për të qëndruar në përputhje me premtimet publike sa i përket refuzimit të një mandati të tretë për kryeministrin aktual.

“Nuk ka asnjë dakordim konkret por besoj që mbetet në qëndrueshmërinë dhe premtimet publike që kanë bërë. Besoj që e ka bërë të qartë PDK se ne kemi pozitën që na ka besuar edhe qytetari i vendit në mundësinë e dytë në formimin e qeverisë, besoj që ne qëndrojmë në premtimet tona” u shpreh Lushtaku.

Exit mobile version