Partia Demokratike e Kosovës e ka vazhduar aktivitetin e saj opozitar përmes aktivistit Trim Syla. Ky i fundit, thuajse çdo ditë shfaq parulla të reja kritike për pushtetin e Vetëvendosjes.
E një e tillë është shfaqur edhe sot. Syla është shfaqur me një pankartë në dorë me mbishkrimin “Martinin as Byroja s’e heton”.
Ky mbishkrim vije pas kërkesave të vazhdueshme të PDK-së për shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
PDK gjithashtu ka kundërshtuar edhe Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Paluajtshme, e cila sipas partisë kryesore opozitare, është mjet politik në dorën e kryeministrit Kurti.