Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot do të fillojë betejën ligjore për të kontestuar vendimin e ZRRE-së lidhur me kalimin në tregun e lirë të energjisë elektrike.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kundërshtimi i këtij vendimi do të bëhet duke bërë kundërshtimin administrativ të vendimit të ZRRE-së.
Sipas Krasniqit, PDK-ja nuk do të ndalet deri në rrëzimin e këtij vendimi, të cilin e konsideron të padrejtë dhe të dëmshëm për qytetarët dhe ekonominë e Kosovës.
“PDK do të fillojë nesër betejë ligjore për këtë rast. Kemi besuar se do ta shtyjë vendimin. Sepse nuk ka treg të lirë. Është vetëm një ofertues, monopol. Nesër do të bëjmë kundërshtim administrativ në ZRRE, pastaj betejën ligjore deri në anulim. Vendim i tmerrshëm dhe krim kundër ekonomisë së Kosovës”, tha Krasniqi.