Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Riad Rashiti, ka numëruar pesë arsyet që sipas kësaj partie nuk po e votojnë buxhetin komunal për vitin 2025. Rashiti theksoi se planifikimi i këtij buxheti nuk është në interes të qytetarëve.
“Planifikimi i buxhetit 2025 është bërë shkel e shko dhe nuk është bërë në interesin e qytetarëve të Gjilanit, por është i menduar mirë qysh me e rrit buxhetin më shumë te kodet buxhetore, ku mund të keqpërdoret lehtë, si te subvencionet dhe mallra e shërbime. Keqpërdorime që janë dëshmuar edhe në dy vjetët e tjerë 2023/24”, shkroi ai.
Tutje Rashiti shkroi se ky planifikim i buxhetit është i imponuar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.