UBT News

PDK-ja kërkon shkarkimin e Donika Gërvallës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri deklaroi se ministrja Gërvalla edhe sot e fyeu Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Ajo edhe sot vazhdoi ta fyente luftën e UÇK-së, kauzën tonë për liri dhe pavarësi, ajo i fyeu sot të gjitha gratë e dhunuara, sakrificën më të madhe të kombit shqiptar. Ne si PDK nuk mund të lejojmë që ministrja të flet me narracionin e ndërtuar në Beograd. Fjalimi i saj ishte i njëjtë me pasardhësin e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit pra Ivica Daçiqit”, tha Tahiri.

Shefi i GP të PDK-së thotë se do t’i përdorin të gjitha mënyrat derisa të shkarkohet ajo./UBTNews

Exit mobile version