UBT News

PDK-ja kërkon dorëheqjen e Liburn Aliut

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të ri të Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Betim Gjoshi nga kjo parti u shpreh se Albin Kurti duhet ta shkarkojë nga detyra Aliun, ‘për të treguar shembullin se nuk është një demagog më shumë në qytetin tonë’.

“Z. Aliu, mos e bëj aktorin sikur nuk din asgjë për Aktakuzën, por politikanin e përgjegjshëm. Tani që e konfirmove lajmin dorëhiqu dhe lejoje drejtësinë ta bëjë punën pa asnjë pengesë. Ndiqe shembullin e kolegëve të përgjegjshëm nga politika që ofronin dorëheqjen nga detyra kur akuzoheshin zyrtarisht. Bëhu ministri i parë që jep dorëheqjen në ditën e parë të punës. Albin Kurti duhet ta jap shembullin nga shtëpia e tij. Ai duhet ta shkarkojë nga detyra z. Aliu, për të treguar shembullin se nuk është një demagog më shumë në qytetin tonë. Pavarësisht se jemi kundërshtarë politik, ju z. Kurti duhet të merrni shembujt e mirë nga z. Kadri Veseli”, shkroi Gjoshi në Facebook.

Dje u raportua në media se ministri Liburn Aliu ka një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare./UBTNews

Exit mobile version