UBT News

PDK-ja i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit dhe Osmanit

Partia Demokratike e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje për konsultime, lidhur me konstituimin e institucioneve. Këtë për KosovaPress e ka bërë të ditur zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.

“PDK do të marrë pjesë në takimin e ftuar të hënën. Si parti kryesore opozitare, qëndrimet tona rreth formimit te institucioneve do t’i bëjmë të njohura në takim”, tha ai.

KosovaPress gjatë ditës ka komunikuar edhe me kryetarin në dorëheqje të LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se LDK-ja gjithnjë do të jetë e hapur për biseda dhe dialog.

Exit mobile version