UBT News

PDK-ja deklarohet pas takimit për Asociacionin

Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar pas takimit për Asociacionin që u mbajt në Ambasadën amerikane në Prishtinë. PDK-ja përmes një njoftimi për media thotë se e mbështet dhe inkurajon Qeverinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër.

“Qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me dialogun janë të qarta, publike dhe konsistente. Rrjedhmisht, PDK në vazhdimësi i ka dhënë mbështetjen e nevojshme dhe e ka inkurajuar Qeverinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër”, thuhet mes tjerash.

PDK vlerëson lartë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat më të rëndësishme të vendit, nga çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, pas diskutimit për Asociacionin në ambasadën amerikane në Prishtinë, është shprehur mirënjohës ndaj palëve të pranishme për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre./UBTNews/

Exit mobile version